Policia jep detaje pas të shtënave me armë në mes dy veturave
Në lagjën “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy veturave.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka informacione shtesë lidhur me rastin, por se policia është në vendin e ngjarjes.
“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.