Pandeli Majko: Kosova ime!

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit. “Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!…”, ka shkruar Majko në faqen e tij në Facebook.

“Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!”

“Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!”

Majko në këtë postim ka shtuar një foto të një të moshuari me plisë në kokë, i cili përpara një tanku britanik mirëpret ardhjen e trupave ndërkomëbtare të cilët ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Majko njihet si mik i mirë i politikanëve shqiptarë në Kosovë.