Majlinda Kelmendi: Kam nisur prej këtij vendi të vogël, kam arritur majat
Sot u përurua shtatorja e xhudites kosovare, Majlinda Kelmendit, në Pejë, shkruan gazetascanner.
Në një ceremoni, pjesë e të cilës ishin shumë figura të njohura të Kosovës, u përurua shtatorja e kampiones olimpike dhe botërore, Majlinda Kelmendi.
Pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer.
Pas zbulimit të shtatore, Majlinda Kelmendi, tha se kjo statujë do t’i motivojë fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë.
“Kam shumë emocione. Statuja e ka vendin këtu ku kam lind. Kjo statujë ka me i motivu fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë. Kam fillu prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore”, u shpreh Majlinda Kelmendi./medisfokus.info

