Majlinda siguron medaljen e bronztë në Tel Aviv

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv.

Në luftë për medalje të bronztë, xhudistja kosovare është dashur të takohet me belgen Charline Van Snick, por ajo nuk u paraqit në tatami për shkak të një lëndimi.

Me këtë xhudiste, Majlinda ishte përballur më 11 janar, në Mastersin e Dohas, pikërisht për vend të tretë dhe e kishte fituar luftën.

Xhudistja jonë u befasua në gjysmëfinale nga britanikja Chelsie Giles.

Në Grand Slamin e Tel Avivit, të premten Kosovën e përfaqësojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.