Makina devijon nga rruga, humb jetën një 46-vjeçar
Një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur pak para mesnatës, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.
“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë vijon puna me grupin hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.

