Makina përplaset për muri, humbin jetën dy të rinj, 16 dhe 23-vjeç

Dy të rinj kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku një makinë si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë kanë humbur jetën një 23-vjeçar si dhe një 16-vjeçare.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit

“Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër”, thotë policia.