Malësori vjen me këngë për dëshmorin e Luginës, Fatmir Ibishi (Video)

Këngëtari Malësor Prenkoçaj (Malësori) i ka kushtuar këngë, Fatmir Ibishit, dëshmorit të parë në Luginën e Preshevës.

Muzika është realizuar nga Ilir Berani, orkestrimi nga Berani Studio dhe Ardian Kastrati, ndërsa video klipin e ka realizuar video produksioni Red Media nga Prishtina.

Xhirimet e video klipit janë bërë te “Kulla e Bashkimit”afër Gjilanit, si dhe në vendlindjen e Komandant Fatmirit, në Uglar të Gjilanit.

Iniciatori për ta realizuar këtë projekt ishte bashkëluftetari i Fatmirit dhe komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu, ndërsa realizimin e projektit e ndihmoi Merita Term.

Këngëtari Malësori ka thënë se kjo është më e vogla që mund ta bëjmë për t`i nderuar dëshmorët e kombit.