Maliqi: Të hyrat vetanake, kurrë nuk kanë qenë më të ulta se në këtë tremujor
Të hyrat vetanake, kurrë nuk kanë qenë më të ulta se në këtë tremujor, ka thënë Zijadin Maliqi, drejtor financiar, në një takim të KPF.
Në këtë takim, vendimmarrësit e Gjilanit kanë shqyrtuar sot agjendën e punës për muajin qershor, kur pritet t`i mbajnë dy seanca, për shkak të detyrimeve për të punuar në kushte të pandemisë dhe nevojave për të kompensuar kohën e humbur.
Pandemia, siç u tha në takimin e KPF, ka ndikuar edhe në rrjedhat finaciare, të cilat nuk mbahet mend të kenë qenë më të ulta ndonjëherë në tremujorin e parë se sa këtë vit.
Zijadin Maliqi, drejtor financiar, ka thënë se pandemia ka ndikuar dukshëm në rënien e të hyrave vetanake, të cilat grumbullohen kryesisht nga tatimi në pronë dhe lejet e ndërtimit.
Sipas tij, vetëm në këto tri-katër ditët e fundit vërehet një rritje e lehtë te tatimi në pronë, pas ri-fillimit të punës së Qendrave të regjistrimit të automjeteve./mediafokus.info

