Malisheva përkujtoi sot Hidajete Shaqirin, të vrarë nga forcat serbe para 23 vitesh

Para 23 vitesh, forcat paramilitare serbe vranë një vajzë të re në Malishevë të Gjilanit, Hidajete H. Shaqirin, shkruan Mediafokus.info 

Sot, 23 vite pas, Hidajeten e kanë përkujtuar familja dhe bashkëvendësit e saj.

‘Lulet që t`i vendosa janë të njoma siç është gjaku yt i njomë dhe që nuk do të thahet kurrë, përderisa ne të jetojmë e jonja Hidajete H. Shaqiri.

Ne si Këshill i fshatit ishim sot në familjen Shaqiri, në shenjë nderimi për Hidajeten dhe përkujtimi të asaj dite të tmerrshme, kur Malisheva u granatua.

23 vite më parë, në ora 22:30 Malishevën e mbuloi perdja e zezë nga granatimet e agresorit. Në këtë ditë humbi jetën Hidajete H. Shaqiri dhe dy mysafire nga fshati Verbicë, të cilat ishin të strehuara në Malishevë, Feride Bajrami e Hasie Rexhepi.

Lavdi gjithë të rënëve për lirinë të cilën po e gëzojmë ne sot’ – ka shkruar Latif Maliqi. /Mediafokus.info