Mancini: Edhe 6 ndeshje deri në Wembley

Italia pati paraqitje fantastike kundër Turqisë, në ndeshjen e parë të Euro2020.

Arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pjesën e mbetur të Euro2020, kjo fitore për teknikun azzur do të thotë shumë:

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht se në pjesën e parë nuk arritëm të gjenim golin. Nuk ishte e thjeshtë pasi ishte sfida hapëse dhe Turqia është një ekip i mirë. Na ndihmojë shumë edhe publiku, luajtëm me të vërtetë shumë mirë.

Mesazh për ekipet e tjera? Ishte e rëndësishme ta nisnim mirë, ishte një gëzim i madh për të gjithë italianët. Shpresoj në netë të tjera si kjo, mungojnë edhe 6 ndeshje deri në Wembley.”