Maqedonia moniste, një shtet në luftë me qytetarët e vet!
Nga Isuf B.Bajrami
Për aparatin shtetëror monist në Maqedoni, njerëzit nuk janë të rëndësishëm, sepse për të është i rëndësishëm sistemi i sundimit!
Për të, jeta nuk është e rëndësishme, sepse për të është e rëndësishme ideologjia.
Maqedonia është një “shtet” që nuk mund të stabilizohet, sepse nuk ka siguruar lirinë e qytetarëve të saj.
Është një “shtet” i persekutimit ideologjik, politik dhe policor, i burgjeve, masakrave dhe deportimeve masive.
“Një shtet” filozofia politike e të cilit është dhuna, metoda – manipulimi dhe rezultati – frika e përgjithshme e qytetarëve të saj.
“Shteti”, i cili në emër të “demokracisë” mbrohet nga mendimet e lira të qytetarëve të tij!
Edhe me kundërshtarët e tij politikë, flet përmes grykës së pushkës!
Edhe nga mendimi dhe kritika e lirë, mbrohet si nga armiku!
Një “shtet” që nuk dëshiron të kuptojë se ligjet dhe normat shtetërore dhe shoqërore, teoritë politike, letrare dhe artistike, janë të njëjta sot, në mënyrë që ato të mund të tejkalohen nesër nga ligje, norma, teori më të reja dhe më të drejta!
Thotë se gjatë gjithë historisë gjithçka ka ndryshuar, por vetë mendon se është e pandryshueshme dhe e përjetshme.
“Shteti” që kudo dhe në çdo kohë krijon dhe kërkon të njëjtën gjë, njësojshmërinë, e cila, për këto arsye, lë një shkretëtirë në shpirtrat e njerëzve.
Pasoja e kësaj filozofie politike është kriza serioze shpirtërore dhe morale që ata përjetojnë sot dhe që të gjithë do ta përjetojnë nesër.
Është një domosdoshmëri psikologjike dhe historike të dalim nga kjo pellg – diktaturë dhe nga ky “shtet” – kamp.
E gjithë kjo është një e djeshme, por një e djeshme që sjell përvojë të hidhur për sot dhe nesër.
Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre nuk kërkojnë asgjë më shumë, ata duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit.
Nëse kjo politikë diskriminuese vazhdon në të ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i japin fund kësaj situate anormale dhe do të kërkojnë të ndahen nga Maqedonia.
Pa asnjë hezitim apo diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të kombit maqedonas.
Nëse politika e sundimtarëve maqedonas do t’i përmbahej mesazheve dhe mësimeve të Goce Delçevit; “Kombet duhet të angazhohen në gara kulturore dhe jo në gara dhune dhe intrigash”!.
Nëse sundimtarët maqedonas do të ktheheshin te politikat reale dhe miqësore ndaj popullit shqiptar, i cili është populli më i vjetër dhe autokton në Maqedoni.
Nëse do të pranonin në mënyrë demokratike të njihnin barazinë sociale, politike, kombëtare, qytetare dhe shtetërore për qytetarët shqiptarë, kjo do të ishte politika që do ta nxirrte këtë vend ballkanik nga humnera e pafundme.
Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e “shtetit” të Maqedonisë.
Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha kombësive që bashkëjetojnë sot në Maqedoni.
Ushtria dhe policia maqedonase u vunë në shërbim të veprimeve shkatërruese të politikës antishqiptare.
Përmes dhunës dhe terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, Qeveria maqedonase kërkon të shuajë aspiratën e shqiptarëve për të drejtat e tyre legjitime kombëtare.
Këto veprime bandite të autoriteteve dhe policisë politike maqedonase janë shprehje e urrejtjes së thellë që ata ushqejnë ndaj popullsisë shqiptare, me veprimet e tyre antinjerëzore, antikulturore, e cila është e paprecedentë për çdo vend evropian.
Këto veprime kryhen në një kohë kur udhëheqës të ndryshëm politikë, personalitete të larta maqedonase flasin me zë të lartë për “barazinë” e popujve, për “respektimin” e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Dhe kjo është hipokrizia më e madhe dhe mashtrimi më i ulët që po shfaqet aktualisht në Ballkan, veçanërisht në trojet ku jetojnë kryesisht shqiptarët.
Nuk është parë ose dëgjuar kurrë në një vend evropian që të ushtrohet dhunë dhe terror, të përdoren armë dhe të derdhet gjak kundër një populli që lufton për të drejtat kombëtare, arsimimin në gjuhën e tij amtare.
Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, në këto vende ballkanike që njihen për mizorinë dhe barbarinë e tyre.
Gjakderdhja, terrori i egër i ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë, na kujton pa dashje Mesjetën kur shkencëtarët digjeshin të gjallë sepse shkenca e tyre u hapi sytë njerëzve të paarsimuar, dhe na kujton Giordano Brunon që u dogj i gjallë në sheshin e Romës për zbulimet e tij të mëdha shkencore rreth planetit Tokë.
Ky atentat nga qeveria maqedonase kundër shqiptarëve është njëkohësisht një atentat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ishin ndër të parat që njohën Republikën e Maqedonisë pas “ndarjes” së saj nga ish-Jugosllavia titiste.
Do të ishte mirë që qeveria maqedonase të nxirrte përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare, e cila ishte i vetmi fqinj.

