Maratonisti 72-vjeçar nga Gjilani, fitues i mbi 70 medaljeve

Habib Aliu nga Vërbica e Zhegocit, komuna e Gjilanit, me banim në Gjermani, edhe pse ka mbushur 72 vjet moshë, ende është aktiv në mbretëreshën e sporteve në atletikë.

Është pjesëmarrës i rregullt në Maratonën e Berlinit, Parisit, Prishtinës, Tiranës e shumë e shumë maratona të vendeve tjera.

Deri tani ka fituar mbi 70 medalje e kupa të ndryshme.

Habib Aliu po vazhdon ta sfidojë moshën, jo vetëm me ushtrime e shëndet të mirë, por edhe me pjesëmarrje në maratona të shtigjeve të gjata.

Qysh si i ri, ai shquhej për vrapim në garën e maramës e gara të tjera lokale, derisa jetonte në fshatin e lindjes.

Për moshën që ka, Habib Aliu ka arritur rezultate shumë të larta. Por, ai nuk heq dorë nga garat as tani që është bërë gjysh.

Në Kosovë vjen rregullisht për të marrë pjesë në gjysmë maratonën e organizuar nga federata e atletikës. /Sabedin Sherifi/Mediafokus

(Habibi së bashku me nipin)