Lenë Osmani – fituese e turneut ndërkombëtar “Herceg Novi Open 2022”

Më 3 dhe 4 shtator në Herceg Novi të Malit të Zi u mbajt turneu i pingpongut, “Herceg Novi Open 2022”, shkruan Mediafokus.info.

Në këtë turne morën pjesë disa prej shteteve të Ballkanit, ndërsa garat u zhvilluan në kategorinë e juniorëve dhe seniorëve.

Pingpongistja nga Gjilani, Lenë Osmani, arriti në finale të këtij turneu pas disa dueleve të forta.

Gjilanasja luftën për të artën e zhvilloi kundër përfaqësueses së Malit të Zi, të cilën e mposhti me rezultat 3:2 në sete, për t’u shpallur kampione në kategorinë e juniorëve.

Osmani, së bashku me garuesen tjetër nga Gjilani, Linda Zeqiri, siguruan medalje edhe në kategorinë e seniorëve, duke u renditur në vendin e 3-të dhe 4-të, respektivisht.

Kujtojmë se Osmani muaj më parë është shpallur laurate e vitit 2021 nga Federata e Pingpongut e Kosovës dhe aktualisht vlerësohet si perspektiva më e madhe e pingpongut kosovar./Mediafokus.info/