Edhe një anesteziolog largohet nga QKUK për spital privat, shkak paga e vogël

Ikja e mjekëve nga sektori publik në atë privat po shënon rritje të madhe. Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv do të mbetet me një anesteziolog më pak, pasi mjeku Burhan Hadri ka ofruar dorëheqjen nga kjo klinikë për t’i vazhduar aftësitë e tij profesionale në një spital privat.

Doktori Hadri i cili momentalisht është në pushim vjetor, nga data 26 shtator nuk do të jetë pjesë e klinikes së Anesteziologjisë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Gazmend Spahija. Ai tha se arsyeja e dorëheqjes se anesteziologut është paga e ulët në QKUK.

“Burhan Hadri ka ofruar dorëheqjen tij nga 26 shtatori, pasi momentalisht gjendet në pushim vjetor. Arsyeja kryesore ka qenë paga pasi në spital privat ka pagë më të lartë dhe ka kujdestari më pak”, tha Spahiju për Insajderin.

Pas largimit të Hadrit, QKUK-së do t’i mbesin vetëm 48 anesteziologë.

Kujtojmë se, para mjekut Burah Hadri, dorëheqje nga kjo klinikë ka dhënë edhe drejtori i anestezionit në QKUK, Nehat Baftiu.