Markoci nuk lejon cenim të hapësirës së kroit shekullor  

Banorët e Markocit (lagje e Poneshit) janë të vendosur të mos lejojnë cenimin e hapësirës së kroit shekullor nga punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë, raporton portali mediafokus.info

Këshilli i fshatit ka bërë kërkesë në Kadastër për matjen e hapësirës dhe ka ftuar banorët që nesër, kur është planifikuar dalja në terren e gjeodetëve, të jenë në vendin e ngjarjes.

Kërkesa është nënshkruar nga kryetari i fshatit, Nexhmedin Shala.

Kërkesa vlen veçmas për qytetarët që kanë prona në këtë zonë, për të parë se deri ku shtrihet hapësira e kroit dhe ku përfundojnë pronat e tyre, siç janë familja e Isës, Ramadanit, Sevdailit, Nazmiut, Hasanit dhe të tjerë.

Hapësira deri ku shkojnë kufijtë e kroit, do të lirohet dhe pastrohet dhe lirohet, thuhet në një njoftim të këshillit të fshatit, ku u bëhet thirrje dhe aktivistëve të lagjes, Remziut e Ruzhdiut që të jenë të pranishëm. /Mediafokus/