Marrëveshjes së unitetit politik iu bashkua edhe Nagip Arifi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se marrëveshjes së unitetit politik të Kosovës Lindore iu bashkua edhe Partia Demokratike.

“Sot marrëveshjes së unitetit politik të Luginës së Preshevës iu bashkua edhe Partia Demokratike! Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, marrëveshjen e firmosi edhe kryetari i këtij subjekti, z. Nagip Arifi. Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi”, ka shkruar ministri Cakaj, në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, më 16 janar, liderët politik të Kosovës Lindore nënshkruan marrëveshjen për garim në listë të përbashkët në zgjedhjet serbe./MediaFokus/