Në cilin vit ishte kryetar i Gjilanit Faik Haziri?

Faik Haziri ka qenë kryetar i Gjilanit nga viti 1974 deri në vitin 1981. Kjo shpeshherë po ngatërrohet, thotë djali i tij, Behar Haziri.

Ai ka bërë një reagim në profilin e tij, ku jep sqarime rreth kohës kur ka udhëhequr me Gjilanin babai i tij.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Shpeshherë nëpër media dhe faqe të ndryshme të internetit po paraqitet historia e Gjilanit e viteve ’70 dhe ’80 dhe ku në fakt njerëz të papërgjegjshëm e paraqesin një listë të Kryetarëve të Gjilanit ku Faik Haziri mbetet i fundit.

Për shkak se gjeneratat e reja mund të mos e dijnë dhe të marrin informatë të gabuar më duhet të reagoj.

Faik Haziri ishte Kryetar i Komunës së Gjilanit (në periudhën e zhvillimit më të madh industrial të Gjilanit) nga viti 1974 deri me 12 gusht të vitit 1981, kur disa shqiptarë së bashku me UDB-në e montuan procesin politik kundër tij, për interesa personale.

Pastaj, pas Faik Hazirit vijnë disa Kryetar që kanë qenë bashkëpuntorë të UDB-së në procesin montuar politikë kundër Faik Hazirit dhe të cilët shpeshherë shpërblehen edhe me mirënjohje, përfundon Behar Haziri./Mediafokus/