Martesa me Dua Lipën, dita më e bukur e jetës sime – Callum Turner flet për martesën me shqiptaren

Aktori britanik Callum Turner ka folur për herë të parë për martesën me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në një intervistë për Esquire, Turner ka treguar se martesa me këngëtaren ishte “dita më e bukur e jetës sime”, derisa reagimin e publikut pas ceremonisë e ka cilësuar si disi surreal.

“Shkuam në park dhe çdo person që kalonte pranë nesh na thoshte: ‘Urime!’ Është e çuditshme kur diçka kaq personale ndodh në jetën tënde dhe më pas flitet publikisht për të”, ka thënë ai.

Turner, 36 vjeç, ka folur gjithashtu për të ardhmen dhe dëshirën e tij për të krijuar familje me Dua Lipën.

“Jam 36 vjeç. Do të doja të kem një familje dhe të rris disa fëmijë”, ka thënë ai.

Çifti u martua fillimisht në një ceremoni private në Londër, në muajin maj, ku morën pjesë familjarët dhe miqtë më të afërt.

Më pas, ata organizuan një ceremoni më të madhe në Palermo të Italisë, ku morën pjesë edhe emra të njohur të artit.

Elton John madje performoi për çiftin hitin e tij të famshëm “Your Song”.

Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen në vitin 2024, ndërsa këngëtarja konfirmoi fejesën e tyre në vitin 2025.