Martohet nipi i Enver Hoxhës, shikoni çfarë dasme bëri

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”,–kështu do të shprehej para disa kohësh Rezarta Shkurta gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram. Një njohje paksa e pazakontë, por që dje është kurorëzuar në martesë pas 17 vitesh bashkë.

Dasma u zhvillua në ambientet e një anijeje në Vlorë me miq e njerëz të afërt të çiftit.

Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera.

Në një postim tjetër, ajo ka publikuar një video të Ermalit teksa ai kërcen me mamanë e tij dhe i puth dorën. “Një princ rritet nga një mbretëreshë”, shkruan Rezarta.