Martohet Shkenda Dubova, dalin pamje nga dasma

Bukuroshja e ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun.

Ceremonia duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë, prej nga janë publikuar edhe pamje të këngëtares si nuse.

Shkenda Dubova është vajza e ish-fotografit dhe kameramanit të RTP-së, Shaip Dubova nga Gjilani.