Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator
Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me pandeminë, veçanërisht për masat e reja pas datës 13 shtator 2021.
Ministri Vitia në këtë takim ka informuar Kryetarët e Komunave rreth situatës me pandeminë dhe për aktivitetet ndër-institucionale.
Bëhet e ditur se në këtë takim Vitia ka prezantuar edhe masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator e që do të vlejnë deri më 26 shtator.
Sipas Asociaconit të Komunave të Kosovës (AKK), këto pritet të jenë masat e reja pas 13 shtatorit:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.
– Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

