‘Mashtrimi është mashkullor, hileja është femërore’

Mashtrimi është mashkullor, hileja është femërore

Ai i tha: ”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?”
Ajo iu përgjigj: ”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.”
Ai: “A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?”
Ajo: ”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.”
Ai: “A nuk është xhymertllëku mashkullor?”
Ajo: “Po, por fisnikëria është femërore ama.”
Ai: “A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?”
Ajo: ”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.”
Ai: “A e di që libri është në mashkullore?”
Ajo: ”Unë di që dija është femërore.”
Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër.
Ai i tha: “Kam dëgjuar që tradhtia është femërore”.
Ajo iu përgjigj: ”Po, por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.”
Ai: ”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.”
Ajo: ”Kurse ato thonë se premtimi i rremë është mashkullor.”
Ai: “Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.”
Ajo: ”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.”
Ai: ”Unë kam mësuar se neveria është femërore.”
Ajo: ”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.”
Ai heshti pak, u mendua dhe pastaj shtoi:
Ai: “E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femërore.”
Ajo: ”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.”
Ai: “Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!”
Ajo: ”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se tolerimi është mashkullor.”
Ai: “Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.”
Ajo: “Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”

(nga libri “Delikatesa”, përkthyer nga Edmond Tupe)