Mashtrimi i UBT-së: Profesorët që publikuan punime të vjedhura nga autorët e huaj

Pas një hulumtimi mbi një mujor, Gazeta Blic sjellë skandalin e mashtrimeve me citime, të cilat Kolegji UBT i ka bërë, duke përfituar kështu në mënyrë jomeritore në rangimet e webometrics.

Rangimi Webometrics edhe pse vlerëson vetëm performancën e webit të universiteteve nëpër botë, ka fituar rëndësi të madhe pas promovimit në Kosovë nga ana e ish- drejtues të Bordit të Agjencisë për Akreditim.

Një nga kriteret për rangim sa më lartë të “Webometrics” është edhe indeksi i citimeve i cili merret nga “Google Schoolar”.

Madje, UBT me shumë pompozitet me datën 27 Korrik e shpërndanë lajmin “UBT dhe UP, institucionet e para për citime në Google Scholar

”Në faqen e UBT-së në Google Scholar paraqiten profilet zyrtare të profesorëve të saj, shumica prej të cilëve përmes metodave të cilat gazeta nuk ka arritur ti identifikojë, kanë arritur që të paraqesin si punime të veta, publikime nga profesorë të huaj, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me profilin e profesorëve të tyre.

Profesoresha më e cituar në listën e profesorëve të UBT-së në Google Scholar është Pranvera Ibrahimi me 4840 citime, ndërsa mbi 95% e atyre citimeve janë të autorëve që nuk kanë fare të bëjnë me Zonjën Ibrahimi.

Pos Ibrahimit, edhe vetë pronari dhe Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, në profilin e të cilit pasqyrohen 974 citime, shumica e punimeve nuk janë shkruar nga ai!

Punimi më i cituar në profilin e Hajrizit, i cili ka titullin “New strategic tools for supply chain management” dhe ka gjithsej 638 citime, është i autorëve Charles Scott dhe Roy Westbrook, Profesor në Universitetin e Oxfordit dhe është botuar qysh në vitin 1991 nga International Journal of Physical Distribution & Logistics Management.

Gazeta ka kontaktuar me Profesor Westbrook, por që i njëjti nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e redaksisë.Në profilin e Hajrizit janë edhe 3 publikime të përvetësuara nga Profesori Finlandez, Jarmo T Alander dhe dhjetëra publikime tjera të përvetësuara nga shumë autorë tjerë.

Edhe profesor Alander në pyetjen e gazetës se a jeni në dijeni për këtë “vjedhje” të identitetit në Google Scholar nga ana e Hajrizi, nuk ka kthyer përgjigje.

Profesori i njohur, Andrea Lorenzo Capussela, ka konfirmuar mashtrimin e UBT-së që e ka bërë me punimet e tij.I kontaktuar nga Gazeta Blic, Capussela, fillimisht u shpreh i habitur se si ndodhi ky mashtrim nga UBT, me punimet shkencore të tij.Tha se do të kërkojë nga rektori i UBT-së, që ta përmirësojë këtë gjë.

“Faleminderit që më njoftove për këtë gjë. Në të vërtetë, siç tregon kjo pamje e ekranit, lista e tyre (UBT-së v.j) e botimeve është saktësisht e njëjtë me timen. Megjithatë, unë jam treguar si autori i secilit prej tyre.

Të dy gjërat së bashku janë paksa hutuese. Komenti im është se kjo është për të ardhur keq dhe unë do ta kërkoj z. Rexhepi, të cilin unë e njoh, ta rregullojë këtë. Pikërisht sepse e njoh atë, do të befasohesha nëse kjo do të ishte e qëllimshme”, ka thënë Capussela në përgjigjen e parë.

Pas disa ditësh, ai kontakton sërish me Gazetën Blic.E konfirmon se UBT i ka fshirë të gjitha publikimet shkencore të cilat ishin të tij.“I dashur Z. Rama, zotëri Rexhepi fshiu të gjitha botimet e mia nga faqja e tij. Faleminderit përsëri që më lajmëruat”, thuhet në përgjigjen e Profesorit Capussela.

Janë gjithsej së paku 14 profile të Profesorëve të UBT-së të cilat i paraqesin si të vetat punimet dhe publikimet e profesorëve të tjerë, duke rritur kështu në masë të madhe indeksin e citimeve në Google Scholar dhe me këtë, duke mashtruar Agjencinë e Akreditimit lidhur me vleresimin e punës kërkimore të Kolegjit dhe duke përfituar rangim jomeritor në webometrics.

Ndërsa janë edhe së paku dy profesorë të listuar, internisti i famshëm Gani Bajraktari dhe gylenisti i deportuar nga Kosova, Osman Karakaya të cilët paraqiten si profesorë të rregullt të UBT-së në faqën zyrtare të këtij Kolegji në Google Scholar edhe pse njëri është profesor i rregullt në UP ndërsa tjetri po vuan në Turqi dënimin me burg prej 7 vite e 6 muaj për përfshirje në vepra terroriste.

Profesorët e tjerë të UBT-së të cilat kanë përvetësuar publikimet e të tjerëve si të vetat janë: Arianit Jakupi, Aziz Rexhepi, Rron Tresi, Burhan Rexhepi, Haki Jashari, Bashkim Misini, Ibrahim Mehmeti, Hashim Rexhepi (ish Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës) dhe Syheda Latifi.Gazeta ka kontaktuar me themeluesin e webometrics, Isidro Aguillo lidhur me këtë mashtrim ndërsa ai është përgjigjur, se nuk mund të flas për këtë çështje në email, nëse kjo e fundit është përdorim i gmail.“Sipas politikës sonë, ne nuk ndjekim kërkesa anonime (gmail.com)”, thuhet në përgjigjen e themeluesit të webometrics, Isidro Aguillo.

Në anën tjetër, UBT krenohej me numrin e citimeve, të cilat nuk ishin të tyre.Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj edhe me rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi, por që ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë skandal.