Mashtrohet auto salloni në Prishtinë, i merren 5 vetura dhe nuk i paguhen
Një auto sallon në Prishtinë ka raportuar në polici rastin e mashtrimit nga një i dyshuar, i cili ka blerë pesë vetura, por nuk i ka paguar ende.
Rasti po hetohet si ‘mashtrim’.
Prishtinë, 11.10-04.11.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne auto sallonin e tij, një i dyshuar mashkull kosovar, i ka blerë 5 vetura për të cilat 82,000 € nuk i ka paguar ende. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore nga njësitë kompetente, thuhet në njoftimin e policisë.

