Maska duhet të mbahet në veturë edhe kur je me familjarë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar se maska duhet të mbahet në veturë edhe kur je me familjarë.
“Qytetarët e Kosovës janë të obliguar të bartin maskën edhe në veturë, në momentin kur shoqërohen nga një person e më shumë, pa marrë parasysh se a janë familjarë të tyre apo jo.
Obligimi ynë është të sigurojmë çdo individ që është në rrezik për t’u infektuar. Transporti është transport. Nëse je vetëm në veturë nuk ke nevojë ta bartësh maskën. Çdo person i dytë pavarësisht kush është me ju, duhet ta keni maskën”, u shpreh ai.
Në të kundërtën, ai ka thënë se dënimet do të zbatohen për të gjithë.

