Mathieu Aref, Doktori i historisë dhe qytetërimit të Antikitetit
Shkruan /Sabedin Sherifi
Një jetë duke punuar dhe vepruar për rindertimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të paraardhësve tanë pellazgo-shqiptar.
I lindur në Kairo të Egjiptit (1 mars 1938, në orën pesë të mëngjesit, në bregun e majtë të Nilit: Nile Corniche) ai rrjedh nga dy familje të shquara dhe patriotike të krahinës të Matit (Rremull) nga paraardhësit e të cilëve ishte një «Lala» (nga ana e nënës e tij ) që ishte mik dhe bashkëluftetar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur «Skenderbe».
Babai i tij Aref Amet Canameti (1897-1976) i lindur në Rremull/Mat arriti në Kajro në vitin 1910 në moshën 13-vjeçare.
Babai tij Amet Shabani Canameti mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit të 1878.
Pas vdekjes së nënës të babait të tij është e motra Tana, e martuar me Haziz Dinin një shqiptar nga Mati me banim në Egjipt, që e mori me vete në Kairo ku e rriti dhe e edukoi.
Nëna e tij Lute Lala (1910-1986) e lindur në Rremull/Mat arriti në Egjipt vetëm në vitin 1936 për t’u bashkuar me burrin e saj në Kajro.
Ata jetonin në një ambient (100% shqiptar) të shquar dhe të kulturuar.
Kolonia shqiptare në Egjipt ishte një nga më të shquarat dhe më të rafinuarat e gjithë Mesdheut që nga mesjeta deri pas luftës së dytë botërore (sidomos para pushtetit të kolonel Naserit në 1952).
Nga mosha e hershme e njihte gjithë historinë, gjeografinë e Shqipërisë, si njerëzit, diversitetin etno kulturor, kuzhinën, kostumet/veshjet, dialektet, traditat, zakonat, specificitetin shqiptar, etj…
Bashkë me dy vëllezëret e tij (Ameti dhe Ziau) dhe motrën e tij (Anjesa) kanë folur shqip që në djep dhe gjithmonë kanë folur shqip në shtëpi gjatë qëndrimit tyre në Egjipt (23 vjet) ashtu si dhe në Francë (nga 1961 deri në ditët e sotme).
Në Egjipt kishim një mësues shqiptar nga Delvina i cili shkonte në shtëpi për të na mësuar shqipën letrare të dy dialektëve gegë dhe tosk.
Ky i fundit u bë gjuha zyrtare e Shqipërisë në kurriz të gegënishtës dhe u dekretua e tillë vetëm në vitin 1972 gjë që nuk ekzistonte në kohën e rinisë sime.
Ky ishte demi më i madh i bërë gjuhës pellazgo-shqipe nga regjimi komunist sepse «gegënishtja» ishte «gjuhë e perendive» (ashtu quhej nga Homeri) të Pellazgëve hyjnorë bijtë e Zeusit.
Më pak fjalë kemi jetuar në një harmoni të plotë me kulturën shqiptare thotë profesori Mathieu Aref.
Ne kishim mjaft fjalor dhe libra në gjuhën shqipe dhe jetonim sikur të ishim në Shqipëri.
Babai im kishte shumë miq në rethin e tij shoqëror, kulturor dhe profesional: Çajupi (autori i «Baba Tomorri»), Asdreni (i cili ka shkruar «Himnin kombëtar»), «Adhamidhi (i pari Rilindas që ka shkruar disa faqe mbi Pellazgëve), Mitko, Avramushi, Lefter Mborja, Mentor Çoku, Ernest Koliqi (kumbari i vëllaut tim me të vogël, Ziau), Qerim Haxhiu, Aqif Qazimi, Isa Çoçoli, familja e mbretit Zog, dhe shumë të tjerë.
Sot shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë Atdheut janë larg nga ky rast kulturor i veçantë që patëm në rininë tonë që kurrë nuk na shkëputi nga Mëmëdheu (nëna ime dëgjonte përditë radio Tiranën, sidomos për të dëgjuar gjuhën shqipe dhe muzikën në mbrëmje kapja e radios ishte shumë e qartë!).
Shkollimi në shkollat françeze ku mësonim edhe arabishtën dhe anglishtën na lejuan të integrohemi në mënyrë të përkryer në të dy vendet pritëse (Egjipt dhe Francë).
E mbaj mënd kur isha afërsisht dhjetëvjeçar çfarë më tha një ditë babai im: «Or bir mos harro se ne shqiptarët rrjedhim nga më e vjetra racë në Evropë: “Pellazgët”.
Në atë kohë kam pasur gjëra të tjera për të bërë dhe vetëm shumë më vonë i kam kuptuar fjalët e babait tim.
Ai e kishte shok të ngushtë «Adhamidhin» i lindur në Korçë (doktor mjekësie) që ishte i pari «Rilindas» (që zotëronte greqishtën e vjetër në mënyrë të përsosur si edhe gjuhën frenge) kishte shkruar një artikull (Kajro 1903) i quajtur «Pellazgët paraardhësit e Shqiptarëve»!
Pas përfundimin e studimeve letrare dhe Artëve të Bukura/Arkitekturë në Kajro, kam ardhur në Paris, më 18 janar 1961. Por nuk munda të homologoja diplomën tim të Arkitekturës.
Nga kjo më duhi të punoj për të përmbushur nevojat e jetesës. Fillova të ushtroj disa punë të pavlefshëm.
Me në fund arrita të zë pozita të rëndësishme në industrinë e çelikut (siderurgji, metalurgji), ndertime metalike, import-eksport dhe administrim të ndryshëm.
Situata ime e fundit profesionale ishte: drejtor i një filiali të një firmë françeze të madhe (në Tripoli të Libisë) specializuar në ndërtimin metalik.
Sa për situatën familjare u martova më një françeze në 1966.
Nga ky bashkim lindën katër fëmijë (tre djem dhe një vajzë): Remi (1968), Franku (1971), Nathalie (1973), Stefani (1974).
Djali im i madh Remi ka dy fëmijë (Klarise dhe Baptisti) dhe vajza ime Nathalie ka një vajzë Manon: nipërit dhe mbesa të vetmit.
Kam filluar hetimet dhe hulumtimet e mia si diletant nga viti 1961 deri në 1968 (7/8 vjet).
Por që më 1968 në Paris unë kurrë nuk kam pushuar për të lexuar, studiuar, analizuar dhe verifikuar dokumentat nëpër gjithë bibliotekat e Parizit që përfshinin Shqipërinë, shqiptarët, zanafillën e tyre të lashtë, historine dhe gjuhësinë të Evropës, sidomos qytertërimet pellazge, helene, etruske dhe romake përfshirë shumë gjuhë ndër të cilat greqishtën, latinishtën, italishtën, anglishtën, frengjishtën dhe në fusha shkencore dhe kulturore të ndryshëm (paleontologji, arkeologji, antropologji, mitologji, gjuhësi, kronologji, etj).
I pasuruar dhe i armatosur (nga 1968 deri në 1995 : 27 vjet) me çdo gjë që kisha arritur të mbledh, të studioj dhe të analizoj si elemente dhe materiale historike, arkeologjike, antropologjike, mitilogjike apo etnogjuhësore ndalova karrierën time për tu përkushtuar plotësisht studimeve dhe hulumtimeve të mia (1995 deri në doktoraturën time në 2012 : 17 vjet).
Gjatë kësaj periudhe të fundit dhe për shtatëmbëdhjetë vjet dhe pa pushuar (10 – 15 orë në ditë) kam kushtuar gjithë kohën time në studime, hetime dhe analiza serioze të thelluara.
Më në fund kam vendosur për të publikuar librin tim të parë në gjuhën frenge (Shqipëria, histori dhe gjuhë, ose Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen – Paris 2003) dhe libri i dytë (Mikenët=Pellazgët), Greqia ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004).
Pastaj libri im i parë u përkthyë dhe u botua në shqip në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008. Këto dy të fundit janë botuar nga shtëpia botuese Plejada në Tiranë, pronar i të cilës është Ndriçim Kulla.
Duke kërkuar të shkoj më tej në studimet e mia kam vendosur për të paraqitur një tezë (mbi pellazgëve) për tetë vjet studime (2004-2012) në Sorbonë të Parizit, pas së cilës mora doktoraturën më 3 janar 2012, si «doktor i historisë dhe qytaterimit të Antikitetit».
Më në fund publikova në 2016 tezën time në gjuhën frenge: “Pellazgët, pararendësit e qytetërimit Greko-Romak“, botimet «Connaissances et Savoirs» – Paris 2016…dhe të tjerë.
Gjatë 63 vjet që jetoj në Francë nuk kam pushuar për të vepruar për rindertimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të paraardhësve tanë pellazgo-shqiptarë duke mbajtur ligjërata akademike, universitare dhe publike, shkruar artikuj në shtypin të specializuar, gazetat, rrjetet shoqërore dhe duke dërguar protesta organeve ndërkombëtare kundër gjithçka që mund të prekte nderin, dinjitetin dhe interesat e popullit dhe kombit shqiptar dhe për të mbrojtur integritetin kufizor të Shqipërisë dhe trojave pellazgo-shqipare….
