Si e kishte shprehur dhembjen për presidentin Rugova babai i Agim Ramadanit?

Vdekja e presidentit Rugova, në janarin e vitit 2006, kishte shkaktuar pikëllim të madh te mbarë populli i Kosovës.

Secili në mënyrën vetë e kishte shprehur dhimbjen për njeriun që ndryshoi historinë e kësaj pjese të Evropës, shkruan portali mediafokus.info.

Në mënyrë të veçantë këtë dhembje e kishte ndjerë edhe  Hysni Ramadani, babai i heroit Agim Ramadani, të cilin presidenti Rugova e kishte vizituat në shtëpinë e  tij, në vitin 2000.

Është vështirë të pranohet fakti se njeriu, i cili e krijoi historinë tonë dhe që na rikujtoi rrënjat tona të thella dardane, nuk gjendet fizikisht mes nesh, kishte thënë Hysniu.

Mesazhi i tij ishte se të gjithë neve na takon ta ndajmë me familjen Rugova dhembjen dhe krenarinë që patëm një president kaq të madh.

Ndërkaq, mesazhet e përgjithshme mund të përmblidheshin në një fjali: Kosova humbi një kolos të papërsëritshëm.

Edhe fjala më e madhe, është shumë e vogël për të shprehur madhështinë e veprës dhe personalitetin e presidentit Rugova.

Rugova ishte cilësuar edhe nga ndërkombëtarët si një lider i madh, i cili ka luajtur rol të çmueshëm në historinë më të re të kësaj pjese të Evropës./Mediafokus/