Mbi 1.100 gjoba dhe 26 patentë të konfiskuar brenda një jave në Gjilan

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 28.04.2023-04.05.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1.175 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete në hetimin e 17 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale si dhe 21 aksidenteve me të lënduar.

Njëherësh janë konfiskuar 26 patentë shoferë, thuhet në njoftim.