Mbi 1.400 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 24.05.2024 – 30.05.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.404 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar 29 masa të ndalim drejtimit të mjeteve, kurse janë përjashtuar nga komunikacioni 12 motoçikleta.

Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor, në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë”  ka shqiptuar 40 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa vendosur brezin e sigurisë, thuhet në njoftim.