Ndahet nga jeta stomatolgu Rexhep Ismajli

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçe mjeku Rexhep Ismajli nga Gjilani.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq, kolegë e dashamirë ju njoftojmë se sot me datë 31.05.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë Dr.Rexhep Ismajli.

Ceremonia e varrimit do të bëhet me datë 01.06.24 (e shtunë) ora 13:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit”.

Ndërkaq, kolegu i tij, dr Nehat Uruqi ka bërë këtë dedikim:

“Sot na la Dr.Rexhep Ismajli, shoku im nga viti 1972, shok për 52 vite rresht, shok klase që nga shkolla e mesme e mjekësisë për 4 vite, cimer dhome për 2 vite, koleg pune në ambullantën e qytetit të Gjilanit, e kojshi të parë derë më derë.

Prehu në paqe shoku im Rexhë. Ishe një njeri shumë i mirë mbi te gjitha, mjek, baba, shok i mirë dhe përcjelle vetëm respekt e dashuri për të afërmit e tu”, ka shkruar Uruçi./Mediafokus.