Mbi 1.820 gjoba brenda një jave, Policia në Gjilan: Uleni shpejtësinë, është shkak i tragjedive

Policia në Gjilan, gjatë periudhës 17.04.2026 – 23.04.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.828 gjoba.

Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 42 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 17 gjoba për përdorim të telefonit, 21 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta).

Masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike është shqiptuar ndaj 38 ngasësve.

Policia apelon te ngasësit që të ulin shpejtësinë, sepse shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedive.