Mbi 1 miliard euro të hyra, Dogana e Kosovës thyen rekordin
Kjo rritje, sipas Doganës, përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit.
Dogana ka treguar edhe disa faktorë për mbledhjen e të hyrave rekord prej një miliard euro.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 1 gusht 2024, Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.
Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona.
Vlen të theksohet se që nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që më datën 1 gusht arrihet kjo shumë.
Përmirësimin e procedurave goganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.
Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të hyrat.
Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të hyra më të larta.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi:
“Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”.