Mbi 3 milionë viktima nga COVID-19 në rang global

Numri global i të vdekurve për shkak të COVID-19 tani ka kaluar tre milionë, sipas një përllogaritje nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve të raportuara për shkak të COVID-19, me më shumë se gjysmë milioni.

Vendi ndiqet nga Brazili, Meksika dhe India.

Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca kanë regjistruar më shumë se 100,000 vdekje për shkak të virusit, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Por, numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë sesa vlerësimi zyrtar për shkak të problemeve të hershme të testimit dhe mos-raportimit të rasteve në fillim të pandemisë.

Situata në Evropë

Europa ende përballet me shtrime të larta në spitale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rajoni Evropian që përfshin disa vende të Azisë Qendrore, kohët e fundit arriti të paktën një milion vdekje.

Dega evropiane e organizatës ndërkombëtare paralajmëroi se situata në rajon ishte “serioze” me 1.6 milionë raste të reja që raportohen çdo javë.

Shtrimet në spital mbeten të larta në të gjithë rajonin edhe pasi transmetimi është ngadalësuar në disa vende, tha drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.

Sidoqoftë, vdekjet tek njerëzit mbi 80-vjeç kanë rënë në nivelin më të ulët për shkak të marrjes së lartë të vaksinave në atë grupmoshë.