Ai u shpreh se jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen, raporton Alsat.

“Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata, të cilat zgjasin gjithsej 6 vjet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe, sipas shoqatës, në nivel shtetëror, më së shumti mungojnë pediatër, gjinekologë dhe psikiatër.

Spitalet e Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Kërçovës kanë mungesë të specialistëve në fusha të ndryshme.