Mbi 60 noterë nisin një betejë ligjore me Ministrinë e Drejtësisë

Anulimi i procedurave të noterisë nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka shtyrë mbi 60 kandidatë të cilët kishin kryer këtë provim, që të ushtrojnë padi ndaj këtij vendimi.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar avokati Florin Lata, i cili ka thënë se padia është dorëzuar tashmë.

Noterët kërkojnë nga Gjykata që të anulohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë që ka të bëjë me “procesin e provimit të noterisë”.

Sipas avokatit, vendimi i Ministrisë së Drejtësisë është nxjerr në kundërshtim të plotë me dispozitat e Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative dhe si i tillë është i pa ligjshëm në kuptim të nenit 52 të LPPA-së./mediafokus.info