Mbi 70 mijë viktima nga COVID-19 në Gjermani

Më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani, sipas shifrave zyrtare.

Agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch njoftoi të hënën për 4,732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2 milionë e 447 mijë e 68.

Autoritetet raportuan gjithashtu 60 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 70,105.

Megjithatë shifrat janë gjithnjë më të ulëta në fundjavë, sepse testohen një numër më i vogël njerëzish, transmeton albinfo.