Mbi njëmijë gjoba brenda javës në rajonin e Gjilanit
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 23.06.2023-29.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1.017 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 11 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 19 aksidenteve me të lënduar, si dhe një aksident me fatalitet.
Po ashtu janë konfiskuar 9 patentë shoferë.
