Një shqiptare me nënshtetësi të huaj rrah vëlllain, motrën dhe të dashurin

Një femër shqiptare me nënshtetësi të huaj ka rrahur vëlllain, motrën dhe të dashurin dhe dy prej tyre kanë pasur nevojë për mjekë. Arsyet nuk janë bërë të ditura nga policia, e cila rastin e ka cilësuar ‘lëndim trupor’.

Prishtinë 29.05.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, thuhet ne raportin e policisë. (foto arkiv)