Mblidhet LDK-ja për të vendosur për mandatarin
LDK-ja është mbledhur sot për të vendos sot për emrin që do të propozojnë për kryeministër të qeverisë saë re, raporton Gazeta Express.
Tashmë në selinë qendrore të kësaj partie ka filluar mbledhja e kryesisë ku do të vendoset për emrin.
Deri më tani, është bërë e ditur se të gjitha strukturat janë të pajtimit që të nominohet për kryeministër lideri i partisë, Isa Mustafa.
Në selinë qendrore të LDK’së, siç raporton T7 është parë edhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani.
Osmani është shprehur kundër koalicionit me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet./mediafokus

