‘Mbretëresha’ e Butrintit, ja cila është ajo

Veç detit, Dua Lipa i ka kombinuar pushimet e saj në Shqipëri edhe me udhëtime në zonat arkeologjike.

Dua ka postuar foto nga vizita në qytetin antik të Butrintit, me çka ka tërhequr një vëmendje të madhe të ndjekësve të saj.

Një postim i saj nga Butrinti ka marrë gati 1 milion pëlqime për më pak se një orë.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë, i cili po financohet nga një fondacion i krijuar prej saj, por aq shumë u ngazëllue nga bukuritë e detit Jon sa deklaroi se nuk do te largohet nga andej.