‘Mbrohet’ studenti që vrau nënën dhe foshnjën: Është shumë i bukur për të hyrë në burg

Cameron Herrin, tani 21 vjeç, u dënua me 24 vjet burg pasi përplasi me makinë Jessica Jessica Reisinger-Raubenolt, 24 vjeç dhe vajzën e saj Lillia.

Studenti po garonte me një shok klase me një Ford Mustang me shpejtësi të mëdha kur e tërhoqi zvarrë nënën dhe vajzën e saj.

Një gjykatës tha se shpejtësia e tepërt rriti dënimin duke e lënë pas hekurave për 24 vite.

Hashtaget “Cameron Herrin” dhe “drejtësia për Cameron” filluan të bëhen virale dhe të shfaqen në faqet e mediave sociale të mediave lokale, njoftoi Tampa Bay Times.

Në disa postime shkruhet se Herrin është “shumë i lezetshem” për të shkuar në burg, pasi 21-vjeçari u deklarua fajtor për vrasje në muajin dhjetor.

Në fund të atij muaji, kishte mbi 100,000 deklarata në lidhje me Herrin dhe më shumë se 1.7 miliard shikime në videot e Tik-Tok që lidheshin me të.

Mbi 90,000 deklarata janë hequr dhe rreth 900 llogari janë ndaluar nga platforma. Twitter tha se përmbajtja në lidhje me Herrin shkelte ‘politikën e tyre të manipulimit dhe spam’.

Një llogari tani e verifikuar Tik-Tok e cila besohet se i përket vetë Herrin ka fituar mbi 2 milion ndjekës pavarësisht se nuk ka asnjë postim të publikuar.

Nëna e Herrin, Cheryl, tha se interesimi për djalin e saj është pothuajse si një obsesion, një obsesion i pashëndetshëm.

Një ekspert tha se pjesa më e madhe e interesit për Herrin në internet ka ngjashmëri me fushatat e manipulimit dixhital, por motivi përfundimtar për obsesionin intensiv është e vështirë të specifikohet.