Mbrojtja kërkon lirim me kusht për Thaçin e Veselin
Në Hagë është zhvilluar sot seanca statusore në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku palët i kanë paraqitur pretendimet e tyre.
Pala mbrojtëse ka kërkuar lirim me kusht për ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.
Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit mori përgjigjen nga gjykatësi i procedurës paraprake se seanca për kërkesën që parashtruan mund të mbahet në muajin dhjetor.
“Nga mesi i dhjetorit mund të bëjmë një seancë të tillë, nuk mund të paragjykoj mbajtjen e seancës për lirim me kusht”, u shpreh gjykatësi.


 
 
						 
						