Mbushen spitalet me Covid-pacientë

Mbi 1 mijë e 200 pacientë po trajtohen me Covid nëpër spitalet e Kosovës dhe 79 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

ShSKUK-ja ka njoftuar se 1 mijë e 209 pacientë po marrin trajtim mjekësor si pasojë e infektimit me COVID-19. Pacientët janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1 mijë e 102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1 mijë e 19 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19, 357 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë, 697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 114 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) – 112, Klinika Infektive III (Interno) – 63, Klinika e Pulmologjisë – 86, Mjekimi Intensiv COVID – 22, Klinika e Gjinekologjisë – 11, Klinika e Pediatrisë – 3 pacientë.

Spitali i Prizrenit – 166 pacientë, Spitali i Gjakovës – 112, Spitali i Pejës – 212, Spitali i Gjilanit – 139, Spitali i Vushtrrisë – 37, Spitali i Mitrovicës – 56, Spitali i Ferizajt – 76 pacientë.