Mbushni ujë sonte, nesër do të ketë ndërprerje gjatë tërë ditës në disa lagje të Gjilanit
Hidromorava ka njoftuar se nesër (e shtunë) do të ketë ndërprerje të ujit në disa lagje të Gjilanit, shkaku i punimeve në projektin e bulevardit të qytetit.
Sipas njoftimit, më 19 shtator 2026, nga ora 08:00 deri në ora 20:00, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit: Qendra e qytetit, Bojanina, Sheshi (Jugu), Baleci, Lagja e Spitalit, Kodra e Dëshmorëve dhe rrugën “Nënë Tereza”.
Luten konsumatorët e zonave të përmendura që të sigurojnë sasi të nevojshme ujit për nevojat e tyre për kohën e ndërprerjes.

