Mbyllen shkollat në Illinos, temperaturat zbresin -34 gradë

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë SHBA-të, kanë detyruar autoritet arsimore që të marrin vendim për pezullimin e mësimit dhe mbylljen e përkohshme të shkollave.

Mediat atjeshme njoftojnë se shkollat në Illinois mbyllen shkaku i temperaturave shume te ulta që kanë zbritur deri në -34.4 C.

NBC ka lajmeruar se shkollat do te vijojne mesimin online shkaku i rrezikut te temperaturave shume te ulta.

Qytetarëve u është bere thirrje qe te kene shume kujdes dhe mundesisht te qendrojne mbrenda shtëpive të tyre shkaku i temperaturave ekstrene të ulëta.