Mbyllet çerdhja, katër edukatore rezultojnë me COVID-19

Një çerdhe ku po vijonin 200 fëmijë, është mbyllur, pasi katër edukatore kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Një javë më parë në këtë kopsht kanë rezultuar pozitiv me virus edhe dy sanitare, raporton panaorama.al

Ndërkohë pas mbylljes së kopshtit, pjesës tjetër të stafit i është marrtë tamponi dhe priten rezultatet. Ky kopsht në Pogradec frekuentohet nga 200 fëmijë.

Ndërkohë po në Pogradec kanë rezultuar pozitiv edhe 3 mësues,  dy në gjimnazin “Gjergj Pekmezi” dhe një në gjimnazin “Muharrem Çollaku”.

Po ashtu, në këtë gjimnaz raportohet edhe per nje nxenes te infektuar.