Mbyllet kalaja e Krujës

Krahas mijëra ndërtesave, tërmeti i 26 qershorit ka dëmtuar rëndë edhe kalanë e Krujës. Për këtë arsye, Ministria e Kulturës ka vendosur të mbyllë për turistë këtë kala dhe të tjera.

Kulla e Orës, ose këmbanorja e dikurshme e kalasë së Krujës ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Struktura e shekullit XI që fillimisht ka shërbyer si kullë vrojtimi ka pësuar çarje gjatësore dhe përbën rrezik serioz për shembje.

Dëmtime ka pësuar edhe muret rrethuese të kalasë. Një grup ekspertësh kanë inspektuar gjendjen dhe i kanë parë dëmtimet.

Disa orë më vonë, Ministria vendosi të ndalojë hyrjen e vizitorëve në kalanë e Krujës, pasi ka rrezik për jetën.

Nevoja për ndërhyrje, konsiderohet urgjente. Në rast të kundërt, monumenti shekullor rrezikon të bjerë.