Thaçi-Vuçiqit: Paqe veç kur të turpërohesh për krimet e Millosheviqit

Presidenti i Kosvoës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, i cili ka përkrahur ish-ministrin serb Teodosijeviq rreth deklarimeve se Masakra e Reçakut ka qenë një ‘trillim’.

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur në diskutimet për atë që la pas Millosheviqi ata do të shprehin turp dhe vetë, turp”, ka shkruar Thaçi në Twiter.