Mbyllet rruga Ferizaj–Gjilan në Sojevë, shkak grumbullimi i ujit

Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojevë, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, njoftojnë autoritetet lokale.

Si pasojë, të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim, tani për tani po orientohen në rrugën alternative Ferizaj–Mirosalë–Gjilan dhe anasjelltas.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pasi reshjet kanë vështirësuar kushtet e rrugës.

Po ashtu, kërkohet respektim i sinjalizimit rrugor dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet aktuale.

Ende nuk dihet se kur do të hapet sërish për qarkullim ky segment rrugor.