Mbytet në detin e Ulqinit një 77-vjeçar

Një tjetër pushues është mbytur në det. ‘Dan’ shkruan se në Valdanos ka humbur jetën një 77-vjeçar, por nuk jepen më shumë detaje për identitetin e viktimës dhe as vendin prej nga është ai.

Pushuesit derisa po laheshin në det kishin vërejtur një trup njeriu, i cili u nxor pa shenja jete.

Prokuroria e Lartë Shtetërore në Podgoricë ka urdhëruar të kryhet autopsia e viktimës.